Zgjedhjet e përkohshme parlamentare që u mbajtën dje në vendin tonë, kanë zënë vend të veçantë edhe edhe në gazetën prestigjioze britanike “The Times”.
Ajo i ka kushtuar një artikull të veçantë, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, subjekti politik i së cilit doli mbrëmë fitues.
“Një ish- drejtues i protestës së studentëve ka fituar zgjedhjet në Kosovë pasi kryeministri në detyrë u thirr nga prokurorët në Hagë, duke hetuar akuzat për krime lufte”, shkruan gazeta britanike në fillimin e artikullit.
Times ka cituar një fjali të Albin Kurtit, gjatë fjalimit të mbajtur gjatë festës së organizuar nga LVV në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.
“Albin Kurti, udhëheqësi i Vetëvendosjes, partia që mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të djeshme, e quajti fitoren një “festë kombëtare”. Turma të mëdha dolën në kryeqytetin e Prishtinës pasi rezultatet u konfirmuan.
“Ajo që ndodhi sot ishte një ndërhyrje nga njerëzit në skenën tonë politike për të parandaluar që drama e shtetit tonë të ketë një fund tragjik“, tha z. Kurti, 44 vjeç”
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…