Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ditën e Shën Valentinit ka një apel për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të mos largohen nga vendi duke lënë shtëpitë e pabanuara e qytetet fantazmë. Atyre që janë jashtë, ai u bën thirrje që të rikthehen në vendin e tyre, pasi sipas tij gjërat do të ndryshojnë nëse bëhemi bashkë të gjithë.
Postimi i plotë i Dom Gjergj Metës
Ju lutem mos ikni! Ju lutemi ejani!
E di se dikujt nuk i pelqen te degjoje perseri nga goja ime fjalet qe do them. Mund t’i duken të mërzitshme e bajate.
Por dua t’ju them nga thellësia e zemrës:
Mos ikni më nga Shqipëria! Ju lutem mos ikni! Mos t’i lejmë djerr tokat e shkret bjeshkët. Mos t’i lemë shtëpitë e pabanuara e qytetet fantazma. Mos të çrrënjosemi se nuk kemi ku ngulim rrënjë më. Këtu jemi dikushi e diku tjetër nuk jemi askushi. Në fund të fundit mos ta flakim tej historinë e familjeve e fiseve tona.
Edhe atyre që janë jashtë u them: ejani! Do të ndryshojnë gjërat po qemë bashkë të gjithë. Ne mund t’i ndryshojmë gjërat. Kthehuni e t’i banojmë edhe një herë fshatrat e qytezat tona. Keni punuar e po punoni. Ndër vite keni ndërtuar shtëpi këtu e tani i keni lënë bosh me ndonjë të moshuar brenda, por që nuk do të jetojë shumë. Kemi përgjegjësi për këtë vend e jo vetëm për vete e për familjet tona. Sa trishtim janë fshatrat tonë, lagjet e qytezat tona kur sheh se janë zbrazur apo me njerëz që duan të ikin.
Ta bëjmë Shqipërinë t’i gëzohet pranisë tonë si nëna fmijëve të saj.
Uroj më të mirat për ju të gjithë e i lutem Zotit për familjet tuaja! E shpresoj se do të tingëllojë sadopak në zemrat tuaja kjo fjalë.
Mbrëmje të bukur!
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…