Thirrje për rezistencë ndaj Amerikës, anëtari i VV-së fyen rëndë presidentin Trump

Faruk Mujka, nënkryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë ka kundërshtuar ashpër ambasadorin amerikan, Richard Grenell dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, duke thënë se nuk janë pronarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mujka ka thënë se Grenelli, Delli, Jacobsoni e besa as Trumpi nuk janë pronarë të SHBA-ve.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Mujka mes tjerash thotë se Donald Trump është  president i zgjedhur nga Rusia.

“SHBA të nuk janë Trumpi, Grenelli, Delli dhe miqtë e tyre. Mos harroni SHBA – të dhe vlerat demokratike të tyre janë përfaqësuar edhe nga Willsoni, Kennedy, Bushët, Kllintonët”, ka shkruar ai përcjell Insajderi.

Mujka po ashtu ka fyer edhe filantropin e njohur amerikan, George Soros, me të birin e të cilit ishte parë së fundi edhe Albin Kurti, kryeministër i vendit.

“Falë forcimit të Rusisë me në krye Putinin dhe ndihmën e tyre në zgjedhjen e Trumpit president të SHBA – ve, e falë edhe financave të Sorosit u krijuan parakushtet ideale për ndarjen e sferave të interesit ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë”, ka shkruar ai.

Nënkryetari i VV-së në Mitrovicë e ka fshirë shkrimin nga llogaria e tij.

Shkrimi i plotë i Mujkës:

SERVILËT NUK I DO ASKUSH.

Grenelli, Delli, Jacobsoni e besa as Trumpi nuk janë pronarë të SHBA – ve.

Serbia për 20 vite të tëra ka qenë në vazhdimësi në armiqësi me SHBA por me kokëfortësi ka mbrojtur projektin e saj kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi duke pritur një klimë më të përshtatshme për zbatimin e politikave të tyre. Falë forcimit të Rusisë me në krye Putinin dhe ndihmën e tyre në zgjedhjen e Trumpit president të SHBA – ve, e falë edhe financave të Sorosit u krijuan parakushtet ideale për ndarjen e sferave të interesit ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë.

Trumpi duke udhëhequr me mendësinë e një biznesmeni normalisht që shikon kah tregu më i madh ku në këtë rast është Serbia. Për të hyrë në Serbi normalisht që atyre duhet plotësuar disa dëshira e që në këtë rast është Kosova nëse jo krejtësisht atherë burimet kryesore ekonomike të saj.

Mos të harrojmë se në këtë projekt janë investuar rreth 500 mld$ e ku përfitues ka shumë politikanë, analistë, opinionist e biznismenë shqiptarë.
Në këtë projekt këmbë e krye janë futur edhe disa parti politike e që nuk po ju përmendi emrat por janë të ditur për opinionin e gjerë.
Ajo që e ka filluar akoma mundohet me e shty me të gjitha mjetet ndërsa njëra nga ato që e ka mirëmbajtur gjatë këtyre 12 viteve është para një udhëkryqi tepër të madh:
1. Të dëgjoj zërin e popullit për ndryshimedhe ti shtyej interesat kombëtare, apo
2. T’i qëndroj besnike politikës së deritanishme (duke mos dashur të përdor termat më të rëndë).

SHBA të nuk janë Trumpi, Grenelli, Delli dhe miqtë e tyre. Mos harroni SHBA – të dhe vlerat demokratike të tyre janë përfaqësuar edhe nga Willsoni, Kennedy, Bushët, Kllintonët.

SHBA-të dhe miqësia me amerikanë është shumë më e madhe se ajo nga që përfaqësohet për momentin.
E përhershmja duhet të jetë miqësia me SHBA e jo me oligarkët e tyre të mishëruar me matrapazët tonë vendorë.

Ne duhet ndërkohë të rifitojmë respektin e humbur në skenën ndërkombëtare duke luftuar krimin e ulur këmbëkryq në institucionet tona dhe ti bëjmë të qarta interesat tona kombëtare.

Serbisë duhet t’ia prishim komfortin që e ka ngritur duke folur vetëm për territor thuajse i kemi zgjedhur problemet tjera.
Jo jo. Atyre duhet çdo ditë të ju përmendim vrasjet, të zhdukurit, dhunimet, shkatërrimet, vjedhjet e pensioneve, kursimeve, artifakteve, dokumentacioneve….

Duhet të ju hapim fronte të reja dhe ti gjuajmë në defanzivë. Ata duhet të shenjëzohen si vrasës, dhunues e pushtues e jo ne të provojmë pafajësinë tonë.

Më vjen keq por nuk mundem pa thënë në fund. Ata që thirren në Grenellin nuk e bëjnë për patriotizëm apo padituria por pikërisht pse janë pjesë e pazarit. Fatkeqësisht politika e Grenellit është e tillë. Ambasadori Dell moti na ka thënë se në politikë nuk ka dashuri të përhershme por interesa momentale. Kush e ka ndëgju e ka kuptu. Ai ka qenë shembulli më i mirë.

Dikush mund të thotë që jam antiamerikan. Faktikisht jam shumë proamerikan por siq thotë Albini i atyre që përfaqësojnë linjën e Martin Luter Kingut e jo të Al Capone.