Thriller me komandantin e “Moskva”-s”: i gjallë apo i vdekur?

Për ukrainasit, Anton Kuprin, komandant i ish-krenarisë së flotës ruse “Moskva” që u mbyt, ka vdekur.

Megjithatë, një raport i gazetës britanike Sun thotë se ka një video nga Sevastopoli – porti i Krimesë – ku shihet komandanti 44-vjeçar duke marrë pjesë në një ceremoni lamtumire të anijes.  Ceremonia u zhvillua të premten në një monument për nder të 300 vjetorit të flotës ruse.

Sipas raportit, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video 26 sekondëshe që përshkruan, ndër të tjera, admiralin 60-vjeçar të Detit të Zi Nikolai Gevlenov duke iu drejtuar oficerëve të marinës.

Në videon në fjalë shihet edhe Anton Kurpin, pak orë pasi autoritetet ukrainase njoftuanse ai kishte vdekur.


Rusët nuk e kishin konfirmuar vdekjen e Kuprinit, edhe pse qeveria e Moskës ka njoftuar vdekjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë në luftën 51-ditore.

Sipas autoriteteve të Kievit, komanndati i parë i “Moskva”-s u vra pasi u godit në anijen luftarake nga dy raketa ukrainase “Neptun”.

“Ai vdiq gjatë shpërthimit…”, tha Anton Gerashenko, një këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Kievit.

Rusia, nga ana e saj, pretendoi se ekuipazhi ishte evakuuar në kohë, por se kishte raporte në rritje për qindra viktima në kryqëzor.