Ukrainasit u detyruan të braktisin sulmet e planifikuara me dron mbi objektivat ruse për shkak të ndërhyrjes së CEO të SpaceX, Elon Musk, i cili gjithashtu zotëron rrjetin satelitor të internetit Starlink.
Kievi planifikoi të kryente një sulm me një dron në një anije të Marinës së Federatës Ruse që ishte ankoruar në një port në gadishullin e Krimesë.
Megjithatë, Musk nuk lejoi hyrjen e forcave ukrainase në Starlink, sepse ai kishte theksuar më parë se ky rrjet nuk duhet të përdoret për sulme. Prandaj, Ukraina hoqi dorë nga sulmi në anijen e përmendur, raporton businessinsider.
Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny, thuhet se dëshironte të vinte në kontakt me Shefin e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, gjeneralin Mark Milley, për t’u ankuar tek ai se miliarderi mund të diktonte atë që ushtria ukrainase mund ose nuk mund të bënte.
Zaluzhny shprehu shqetësimin për faktin se Musk parandaloi sulmet e planifikuara. Pronari i Teslas ende nuk ka komentuar mbi këto akuza.
Pasi Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit të vitit 2022, Musk lejoi Kievin të përdorte Starlink për të shmangur varësinë nga infrastruktura e saj, të cilën Moska filloi ta shkatërronte.
Megjithatë, Musk theksoi qartë se Starlink duhet të përdoret vetëm për qëllime mbrojtëse dhe ai nuk e ndryshoi atë vendim.
Debati i fundit u ngrit pasi presidentja e SpaceX, Gwynne Shotwell, deklaroi në muajin shkurt se ajo do të kufizonte qasjen në Starlink në Kiev për qëllime ushtarake.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…