3 barnatore të Suharekës ishin cak i vjedhjes, të dielën në mëngjes.
Megjithatë, hajduti nuk mori asnjë nga medikamentet. Njeriu që u fut në këto dyqane barnash, duke i thyer dyert, mori vetëm paratë që gjeti në arkë.
Pronarët e barnatoreve që u vodhën thanë se siguria nga ana e policisë për bizneset private mungon. E nga ky institucion i thanë Klanit se ende nuk kanë të dyshuar në lidhje me këtë rast, por që po punojnë që i njëjti të gjendet.