Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se “Tik Toku do të qëndrojë përreth”.
Në një intervistë për Fox News kur u pyet për frikën se aplikacioni po përdoret nga qeveria kineze për të spiunuar qytetarët amerikanë, Trumpi tha se “mund të thuash këtë për gjithçka të prodhuar në Kinë” dhe se “ne kemi telefonat tanë të prodhuar në Kinë”.
Kreu i shtetit amerikan tha se përdoruesit e Tik Tokut janë kryesisht të rinj dhe pyeti se a është “aq e rëndësishme të spiunosh të rinjtë, fëmijët e vegjël që shikojnë video të çmendura?”, shkruan BBC.
Trumpi me ta marrë detyrën ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që i jep Tik Tokut një afat prej 75 ditësh për të respektuar një ligj që ndalon aplikacionin nëse ai nuk shitet pas ndalimit të tij nga Gjykata e Lartë në SHB.