LAJME

Në qershor hapet tuneli i Llogarasë, një vepër madheshtore dhe efikase për turizmin

Qeveria këtë vit ka nisur me projekte të mëdha. Sot u nënshkrua financimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, një vepër që do të lidh Shqipërinë me tregun hekurudhor rajonal dhe europian.

Ndërkohë një tjetër investim në Vlorë, ku punohet çdo ditë për të kapur objektivin është ai i tunelit të Llogarasë. Hapja në qershor për qytetarët është synimi i kompanive sipërmarrëse. Përbërja shkëmbore e ka bërë më të lehtë punën për inxhinierët dhe punonjësit në terren, çka ka dhënë përparësi që deri më tani të mbyllet 95% e volumit të punës në këtë projekt.

Nëse udhëtarët sot Llogaranë e bëjnë për 40 minuta me hapjen e tij do mund të udhëtojnë për 7 deri në 8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta. Tuneli i Llogarasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor ashtu edhe ai i emergjencës kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre.

Të dy tunelet, si ai kryesor dhe ai i emergjencës kanë gjatësi totale prej 6 kilometrash, ku deri më tani është kryer 98% e gërmimeve, 96% e veshjes me beton dhe në fund të muajit do të hapë rrugën asfaltimit të tunelit të Llogarasë. Investimi për këtë vepër infrastrukturore ka kapur vlerën e 140 milionë Euro. Ky tunel do të funksionojë në dy drejtime, dhe bashkë me aeroportin e Vlorës synojnë t’i japin tjetër frymëmarrje ekonomisë së zonës dhe lehtësojnë aksesin e udhëtarëve ndaj bukurive të jugut.

Po kështu aeoroproti i Vlorës inagurohet në vitin 2025. Në Veri puna dhe investimet janë përqendruar në Shkodër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

3 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

22 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago