Shpenzimet e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar do të rriten në 2.5% të Bruto Produktit Vendor deri në vitin 2027, teksa buxheti i ndihmës jashtë vendit do të zvogëlohet, ka thënë Sir Keir Starmer, kryeministër britanik, përpara një takimi me Donald Trump.
Rritja nga 2.3% aktuale do të thotë se 16.6 miliardë dollarë më shumë do të shpenzohen çdo vit për mbrojtjen pas atij viti, njoftoi kryeministri në një deklaratë të papritur në Dhomën e Ulët të parlamentit britanik, sipas Sky News, përcjell Insajderi.
Numri është shumë më i ulët nga ajo sa ka kërkuar presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ai ka kërkuar që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë për mbrojtje pesë për qind.
Sir Keir njoftoi gjithashtu se qeveria do të shkurtonte ndihmën e huaj për të financuar rritjen, duke ulur shpenzimet aktuale nga 0.5% e BPV-së në 0.3%.
Momente përpara njoftimit, Ministria e Jashtme tha se po ndalonte disa ndihma për Ruandën për shkak të rolit të saj në konfliktin në Kongon fqinje.
Ai përsëriti angazhimin e qeverisë britanike ndaj NATO-s, të cilën ai e përshkroi si “shtrati i sigurisë” së Britanisë së Madhe dhe kritikoi presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se “tiranët marrin vesh veç përmes forcës”.
Duke iu drejtuar vizitës së tij të ardhshme në Shtëpinë e Bardhë për të takuar Trumpin, kryeministri britanik tha se dëshiron që marrëdhënia e Mbretërisë së Bashkuar me SHBA-në të shkojë nga “forca në fuqi”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…