Një komandant lufte i Rusisë, që udhëhoqi batalionin neo-nazist të Spartas, është qëlluar për vdekje në Ukrainë.
“The Sun” shkruan se Vladimir Zhoga u vra gjatë betejës në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha, ditën e djeshme. Denis Pushilin, i cili kryeson territorin e shkëputur ukrainas të Donetsk, konfirmoi vdekjen e komandantit rus të luftës. Lajmi është konfirmuar edhe nga agjencia ruse e lajmeve, TASS.
https://www.youtube.com/watch?v=zgFQySIocAw&ab_channel=%D0%90%D0%BB%D0%B5%D0%BA%D1%81%D0%B0%D0%BD%D0%B4%D1%80%D0%A1%D0%B0%D0%BC%D0%B0%D1%80%D1%81%D0%BA%D0%B8%D0%B9LIFECHANNEL
“Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit të Spartës, kolonel i Gardës, Vladimir Zhoga, vdiq si një hero në Volnovakha”, shkroi ai.
Sipas Pushilin, Zhoga u vra gjatë një operacioni për evakuimin e civilëve nga Volnovakha, një nga qytetet ku rusët shkelën marrëveshjen e armëpushimit ditën e shtunë.
Zhogu iu bashkua rebelëve të mbështetur nga Rusia në vitin 2014, vit në të cilin u krijua Batalioni Sparta, një milici neo-naziste, që ka mbështetjen e Moskës. Grupi qëndron pas një vale sulmesh vdekjeprurëse kundër trupave ukrainase dhe ka zhvilluar luftë në rajonin Donbass, që nga shpërthimi i armiqësisë, tetë vjet më parë.
Vdekja e Zhogës është një tjetër goditje e madhe për Vladimir Putin, pasi ai humbi dy shefat kryesorë ushtarakë këtë javë dhe ushtria e tij nuk po arrin të bëjë përpara në territorin ukrainas, aq shpejt sa pritej.