FOTO&VIDEO

Krishti i Lviv-it mbrohet në një bunker, si gjatë Luftës së II-të Botërore

Statuja e Jezu Krishtit Shpëtimtarit u hoq nga katedralja armene në Lviv dhe u dërgua në një bunker, për ta mbrojtur atë nga bombardimet ruse, shkroi në profilin e tij në “Twitter” Tim Le Berre, i cili është përgjegjës për ruajtjen e muzeve ushtarakë për ushtrinë franceze.

“Herën e fundit që ai u nxor jashtë, ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shpjegoi Le Berre, i specializuar në mbrojtjen e trashëgimisë artistike në zonat me konflikt të armatosur.

Ai postoi foton e fotografit të pavarur portugez André Luís Alves, “imazh dramatik dhe shumë i shpërndarë në rrjetet sociale”, të cilin dikush e krahasoi me “Deponimin” e Caravaggio-s.

“Ne po i mbështjellim skulpturat me fletë të papërshkueshme nga zjarri, lesh xhami, alumin të veçantë dhe më pas i vendosim në thasë”, konfirmoi Lilia Onyschenko, drejtore e Departamentit për mbrojtjen e trashëgimisë historike në Lviv.

“Kjo nuk i shpëton statujat nëse goditen drejtpërdrejt, por nëse ka një valë të fuqishme goditëse ato nuk do të thyhen në një mijë pjesë. Sidoqoftë, nuk është gjithmonë e mundur të çmontohen këto monumente, sepse disa janë shumë të mëdha”.

Katedralja armene në Lviv konsiderohet si një nga “kishat më të vjetra dhe më luksoze në Evropën Perëndimore”, tha politologu Gagik Hambaryan, i cili gjithashtu shpërndau imazhin në rrjetin “Facebook”, për faqen armene “Aravot”.

Statuja e Krishtit nderohet jo vetëm nga besimtarët në Kishën Apostolike armene, shtoi ai, por edhe nga të krishterët e tjerë.

Krishti, shpjegon “EuroMaidan Press”, është pjesë e një ikonostasi mesjetar, muri ndarës i dekoruar që ndan neosin e kishave katolike dhe ortodokse lindore nga presbiteri ku kremtohet Eukaristia, e cila i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago