“Tmerr ka qenë”/ I arrestuari për vrasjen e trefishtë në Gllogjan kishte dhënë intervistë një ditë pas rastit

Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshniku e Malsori, janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan më 26 nëntor. Mirëpo Halili kishte dhënë një intervistë të nesërmen, ku kishte shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Ai ka folur edhe për momentin kur e kanë kuptuar se çfarë kishte ndodhur atje.

“Komunikimin e fundit që e ka ba, e ka ba Beqa, dmth baba i djalit, pesë minuta përpara ka komuniku, kështu që ju ka vonu për aq kohë që e ka prit se e ka ditë që autobusi ka me mrri në atë kohë. E ka thirrë herën e dytë dhe tani veq e kanë dëgjue atë… Tmerr ka qenë tmerr”, tha Mehmetaj një ditë pas vrasjes së trefishtë në Deçan.