Tmerrohen udhëtarët/ I dalin rrotat autobusit në magjistralen Prizren-Gjakovë: Kemi mbetë në rrugë

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, autobusi i kompanisë së udhëtimeve, Meti-Comerc gjatë rrugës për në Shqipëri, dyshohet se i kanë dalë nga vendi dy nga katër gomat, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit kanë raportuar në kohë reale për këtë rast derisa shtojnë se rasti ka ndodhur në magjistralen Prizren-Gjakovë, ne Krushë të Madhe.

“I ka ra edhe një veture në parking. Autobusi shkon për Tiranë. Ju lutem se kemi mbet në rrugë. Ka mujt me qenë edhe fatale”, shprehet për Sinjalin një nga udhëtarët që gjendej në vendin e ngjarjes.