Një grup alpinistësh shqiptarë kanë gjetur një kërpudhë të rrallë në Majën e Gjalicës.
Gjalica është mali më i lartë i rrethit të Kukësit, me 2489 metra mbi nivelin e detit, ku edhe bën pjesë në vargun malor të Korabit.
Kjo pjesë është shumë e vizituar nga turistët dhe alpinistët. Krejt kjo pasi që aty ka peisazhe të mira dhe flora e fauna janë shumë të zhvilluara.
Një grup alpinistësh atje kanë gjetur një kërpudhë shumë të rrallë.
Kjo kërpudhë e ka diametrin shumë të gjerë, saktësisht rreth 30 deri 40 centimetra.
Pamjet janë hedhur në rrjetet sociale dhe janë pëlqyer shumë, pasi që kjo e dëshmon se Shqipëria ka shumë pasuri unike të florës.