POLITIKE

Toksikologu shpjegon efektet e substancës kimike “Bisfenoli A”, që erdhi nga Serbia dhe helmoi numëruesit e votave

Materiali toksik i quajtur “Bisfenoli A” është më i përhapuri në pothuajse të gjitha llogaritë fiskale në Serbi, krejt kjo për shkak se është më i lirë në prodhimin e letrës.

Toksikologu Mexhit Musa mendon se ky material, që përdoret më shumë nga ndërmarrjet publike në Serbi, mund të ketë shkaktuar alergji tek zyrtarët e QNR-së.

“’Bisfenoli A’ aktualisht është një prej substancave më komerciale për prodhimin e letrave fiskale, zarfeve, shisheve të plastikës, kuponëve fiskal etj.”, thotë për RTV Dukagjinin, Mexhit Musa.

Musa përmendi disa nga problemet shëndetësore që ky material mund të shkaktoj nëse bie në kontakt me lëkurën.

“’Bisfenoli A’ është një materie organike toksike e cila shkakton alergji të ndryshme në lëkurën e pacientit, marramendja dhe çfarë është më e keqja shkakton edhe rritjen e sheqerit në gjak si dhe probleme te fryti i nënave shtatzëna”, vijon Musa, përcjell Telegrafi.

Sipas tij në vitin 2016 BE-ja kishte marrë vendim që ky material të hiqet nga përdorimi, përfundimisht në vitin 2020, mirëpo që shteti Serb akoma nuk e bënë këtë. Megjithatë thotë se nuk ka nevojë për panik.

“Mendoj se këto substanca avullohen me kohë dhe ato humbin edhe përmes sistemit të urinimit edhe lëkurës, pir shqetësimet janë shqetësime”, deklaroi më tej Mexhit Musa.

E njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë indikacionet para flasin për një rast të shkaktuar qëllimisht.

“Indikacionet e para tregojnë për një veprimtari të qëllimtë. Më e mira është që të pritet ekspertiza edhe në aspektin toksikologjik por edhe në atë të marrjes së mostrave”, shprehet Nuredin Ibishi.

Të dielën disa zyrtarë të QNR-së, përderisa po verifikonin votat e ardhura nga Serbia, janë hospitalizuar, pasi nga kundërmimi i zarfeve kanë marrë alergji të ndryshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago