Familja Dehari në një konferencë për media, ka kërkuar përjashtimin e prokurorit Afrim Shefkiu nga rasti i vdekjes së Astrit Deharit.
Sipas avokatit të familjes, Tom Gashi prokurori ka neglizhuar provat lidhur me zbardhjen e rastit. Ai gjatë konferencës shpalosi fotografi të Astrit Deharit, ku shihet balli i gjakosur nga goditja që kishte marrë nga boksi i hekurit në burg, shkruan Insajderi.
“Personi përgjegjës është vetë prokurori, dhe nëse ai hesht, bën që të mos jetë real dhe i paanshëm. Kërkesa tjetër që kam dërguar në prill është që prokurori t’i ftojë ekspertët e pavarur dhe të ftojë këdo. Në trupin e Astrit Deharit janë gjetur shenja të goditjes me boks të hekurit”, ka thënë Gashi.
Lidhur me këto fotografi Gashi kishte njoftuar edhe dje gjate ditës, ku kishte kërkuar sqarime nga ekspertet e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me plagët e shkaktuara tek Astrit Dehari në ballë
“Prokurorit të Rastit i janë bërë dhjetëra kërkesa në të cilat ai nuk është përgjigjur asnjëherë dhe njëra prej tyre është që të kërkojë sqarime nga ekspertet e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me plagët e shkaktuara tek Astrit Dehari në ballë e që janë në forma sferike-rrumbullakëta dhe që kanë largësi e diametër të njëjtë dhe sipas te gjitha rrethanave janë shkaktuar me goditje me boks të hekurit”, ka shkruar ai.
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…