Oda e Avokatëve të Kosovës, dega në Prishtinë kanë reaguar për videon ku shihet avokati i njohur, Tomë Gashi duke shkelmuar paratë e mbledhura nga një lëmoshkërkues në Kosovës.
Nasuf Hasani nga dega në Prishtinë e odës së avokatëve, përmes një postimi në Facebook ka thënë se sjellja e Gashit ishte e papranueshme dhe johumane.
Ai i ka përkujtuar Gashit se kërkimi i lëmoshës nuk është i ndaluar me ligj në Kosovë.
Ata kanë paralajmëruar procedurë diciplinore ndaj Tomë Gashit.
Postimi i plotë:
Dega e Prishtinës, e Odës së Avokatëve të Kosovës, e konsideron të papranueshme dhe johumane sjelljen e anëtarit të saj, avokatit Tomë Gashi. Kërkimi i lëmoshës nuk është i ndaluar me ligj. Organet kompetente shtetërore janë ato që merren me lypësit dhe me këdo tjetër që cenon rendin dhe qetësinë publike dhe askush s’ka të drejtë t’i poshtëroj ata duke i shqelmuar gjë sendet e tyre. Sjellje të tilla nga avokatët dëmtojnë nderin dhe imazhin e avokatisë dhe janë qartësisht në kundërshtim me Kodin e Etikës të Avokatëve. Pa dashur të paragjykoj, Organet e OAKsë lidhur me këtë rast, duhet të zhvillojnë hetime përkatëse dhe nëse ka arsye të bazuar, të filloj procedurën disiplinore ndaj avokatit në fjalë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…