Avokati Tomë Gashi ka thënë në emisionin DPT te Fidani se Dino Hasanaj nuk është vetëvra.
“Dino Hasanaj është vetëvra aq sa jam i vetëvrarë unë tani në ëktë emision”, ka thënë Gashi.
“Unë e di këtë. E dinë familjarët edhe vëllëzërit e tij”
“Vëllau i tij ka ardhur nga Amerika dhe nuk ka pasur guxim ta nënshkruajë autorizimin. Nuk ka guxuar të e nënshkruajë autorizimin dhe ka deklaruar se nuk guxon. Autorizimi edhe sot është blanko”, shton ai.
Ndërkohë ai ka treguar edhe disa fakte pse Hasanaj nuk ka kryer vetëvrasje.
“Ku është thika e kuzhinës me të cilën ai gjoja ka kryer vetëvrasje. Atë thikë nuk e ka as gruaja as familja. Nuk është kthyer. Ajo nuk është thikë ushtarake që të mbahet. Thika e kuzhinës duhet të i kthehet familjes”, tregon Tomë Gashi.
“Pastaj nuk ka pasur mundësi që të fusë thikën në zemër pastaj të e heqë nga trupi vetë dhe të e fusë prapa në trup 12 herë me radhë”,