Mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ndodhej Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Mediat raportuan se ajo ishte në prani të drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës.
Së bashku me zyrtarë të ministrisë së jashtme ata janë parë në një nga restorantet luksoze të qendrës së Tiranës me menu italiane. Por 2 ditë më parë, Cherie Blair ka qenë në Sarandë. E konfirmon këtë njëri prej restoranteve të këtij qyteti me anë të një dedikimi që Cherie Blair ka lënë për restorant “Harmony”.
Pak ditë më parë edhe Tony Blair ishte në Shkup ku takoi kryeministrin Zoran Zaev. Me shumë mundësi çifti Blair ka qenë së bashku në vizitën e tyre në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, por qëllimet mbeten mister.
Tony Blair ka qenë një konsulent i qeverisë së kryeministrit Rama në 2103-ën. Tashmë duket se vendin e tij e ka marrë Cherie që po konsulton qeverinë shqiptare. Cherie drejton prej vitesh një kompani konsulence që shtrihet në fushën e arbitrazheve, një sektor ku qeveria e Ramës ka hapur një gropë miliona eurosh.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…