FOTO&VIDEO

“Tradhtar i Kosovës”, pushuesi kosovar thotë se u sulmua nga truprojat e Edi Ramës

Bekim Rashiti, është pushuesi nga Kosova që është dhunuar mëngjesin e sotëm nga truprojat e kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit ndodhej në Himarë.

Në një lidhje me skype për televizionin Fax News, Rashiti tregon se është sulmuar nga truprojat e Ramës, për shkak se ka thirrur ndaj tij se është tradhtar i Kosovës.

Ai tregon se persona të sigurisë pranë Ramës, e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë dhunuar në sytë e dy fëmijëve të tij të mitur, ndërsa thotë se ngjarjen do ta ndjekë përmes një padie në gjykatë.

“Unë i pashë njerëzit e sigurimit me të zezë, por nuk e dija se çka po ndodhte. Kur dolëm me familjarët dhe u nisëm për në plazh, e gjithë rruga u bllokua, dhe unë kam bërtitur poshtë Rama, tradhëtar i Kosovës. Kjo thirrje ka të bëjë me politikën e tij ndaj Kosovës, kam njoftuar ambasadën në Zvicër, do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore. Kur po ecja vijnë tre persona të sigurimit dhe më kapin nga mbrapa, njëri më mori celularin, gruaja ime është shtetase zviceriane, dhe ka nisur që të bërtiste, ishin të maskuar para fëmijëve të mi 3-5 vjeç, krejt kjo është një kamuflazh i Edi Ramës. Unë desha me bërtit dhe kam vazhduar rrugën time, ata kanë ardhur dhe më kanë ndjekur. Truprojat nuk më dhunuan në sy të Ramës, nuk kemi mundur që ta filmojmë incidenti”, tha pushuesi nga Kosova.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago