Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku babai, djali dhe nipi mbetën të bllokuar për më shumë se 30 minuta në pus e për pasojë humbën jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dyshnik të Beratit, dhe nga raportimet paraprake dyshohet se tre personat kanë hasur në një xhep gazi dhe janë asfiksuar.
Raportohet se ka qenë Kamber Hoxha, babai, që ka hyrë të pastronte pusin, por është bllokuar në thellësi! Në ndihmë të tij kanë mbërritur djali dhe nipi, Neim dhe Gentian Hoxha por fatkeqësisht as ato nuk kanë mundur që të dalin në sipërfaqe.
I vetmi që u nxor me shenja jete nga pusi, ishte Neim Hoxha, por fatkeqësisht nga asfikësia ai humbi jetën në spital, ndërsa dy trupat e Kamberit dhe Gentianit u nxorrën pa shenja jete.