Dy burra dyshohet se kanë vrarë 18-vjeçaren M.O. në Ferizaj. Ndërkohë, 29-vjeçari Dardan Krivaqa dhe 32-vjeçari Arbër Sejdiu, i cili jetonte në Zvicër, janë arrestuar nga Policia.
Siç raporton mediumi zviceran, 20minuten, 32-vjeçari Arbër Sejdiu jetonte në perëndim të rajonit të Luzernit dhe punonte në një kompani ndërtimi. Fqinjtë e tij thanë atë nuk e kishin parë prej muajsh. Ai ka edhe një apartament në Suedi, transmeton Gazeta Express.
Një koleg i punës e përshkroi atë si të qetë dhe tha se nuk ua kishte tërhequr vëmendjen për ndonjë gjë të veçantë. Sipas disa burimeve të këtij mediumi,, 32-vjeçari është shtetas suedez dhe ka një apartament në Suedinë jugore. Ai nuk kishte pasaportë zvicerane, njoftoi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës.
Arbër Sejdiu akuzohet se mori pjesë në rrahjen deri në vrasjen makabre të 18-vjeçares M.O. për dy ditë me radhë.
Akti i tmerrshëm është kryer në veri të Ferizajt në një banesë ku Dardan Krivaqa dhe M.O., jetonin prej dy muajsh pasi ishin martuar.
32-vjeçari Arbër Sejdiu dhe shoku i tij Dardan Krivaqa e sollën trupin e pajetë të 18-vjeçares dhe e lanë atë në spitalin e Ferizajt të dielën pasdite. Më pas, ata u larguan me një veturë Audi me targa zvicerane.
Ndaj Arbër Sejdiut Gjykata Themelore e Ferizajt caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…