Nënkampioni i botës në kick-box, Ruslan Piskovij, vdiq duke luftuar kundër ushtrisë ruse. Detajet nuk dihen ende, ndërsa lajmi i hidhur është bërë i ditur nga portale të shumta botërore.
Piskovij ishte gjashtë herë kampion i Ukrainës në K1, finalist i Kampionatit Evropian K1, si dhe fitues i argjendtë në Kampionatin Botëror K1. Ai garoi në kategorinë +70 kilogramë.
Kampionati K1 është një garë në të cilin luftërat zhvillohen në një stil të përzier të ngjashëm me kikboksin. Luftëtarët lejohen të përdorin teknika boksi, kikboksi, tajlandez, karate e taekwondo.
Përpos që ishte nënkampion i Evropës dhe i botës, ukrainasi ishte katër herë kampion bote në kikboks dhe iu bashkua ushtrisë ukrainase si vullnetar që nga dita e parë e luftës me Rusinë.