Këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq e akuzon presidentin serb Aleksandër Vuçiq për sigurinë e saj dhe të familjës së saj, që sic thotë Trajkoviq, është në rrezik.
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, ka shkruar se jo vetëm ajo, por po kërcënohen edhe fëmijët e saj.
“Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
Ajo thotë se është identifikuar vendndodhja e kërcënuesve të saj dhe familjes së saj.
Për këto kërcënime ajo përgjegjësinë ia lë presidentin serb.
“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është e Presidentit të Serbisë”, thotë Trajkoviq.
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, po akuzohet nga pushteti në Serbi vazhdimisht për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.