KRYESORE

Tramvaji del nga shinat në qendër të Milanos, një i vdekur dhe 39 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor u regjistrua pasditen e sotme në Milano, ku tramvaji i linjës 9 doli nga shinat në zonën mes Via Vittorio Veneto dhe Via Lazzaretto, në qendër të qytetit. Si pasojë, një person humbi jetën dhe të paktën 39 të tjerë mbetën të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, tramvaji po lëvizte me shpejtësi në korsinë e dedikuar, kur papritur doli nga shinat, kaloi barrierat mbrojtëse dhe u përplas me një ndërtesë aty pranë.

Viktima është një burrë italian rreth 60 vjeç. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e emergjencës me 3 automjete mjekësore, 1 mjet ndihme të shpejtë mjekësore, 13 ambulanca dhe 2 automjete koordinimi.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Kryeprokurori i Milanos, Marcello Viola, mbërriti në vendngjarje dhe konfirmoi se është hapur hetim për vrasje nga pakujdesia dhe plagosje nga pakujdesia. Në vendngjarje shkoi edhe kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, për t’u njohur nga afër me situatën.

Dëshmitarët përshkruajnë skena paniku.

“Dëgjova një fishkëllimë dhe një zhurmë të fortë, si shpërthim. Pashë tramvajin të anohej majtas dhe më pas një bum i madh”, tha një grua që ndodhej në një lokal pranë zonës së aksidentit.

Kompania e transportit publik të qytetit, ATM, reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur tronditjen për ngjarjen dhe ngushëllimet për familjen e viktimës.

Kompania bëri të ditur se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të ofruar të gjithë informacionin e nevojshëm për hetimin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago