KRYESORE

Tre terroristë të vrarë deri tash në veri dhe një i arrestuar, konfirmon Policia e Kosovës

Tre terroristë janë vrarë deri më tash nga Policia e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës –  ndërsa një është arrestuar, ka njoftuar Policia e Kosovës. Gjithashtu, organet e rendit kanë njoftuar edhe për një polic të plagosur lehtë nga grupi i armatosur rëndë.

“Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta”.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar më herët se situata në pjesën veriore të vendit po vazhdon të jetë e tensionuar, derisa grupet kriminale atje kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore kosovare në dhe përreth Manastirit të Banjskës në Zveçan ku edhe janë ngujuar prej mëngjesit.

Gjithashtu, për shkaqe sigurie janë mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj Policia e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim dhe të shmangin lëvizjet e tyre në këtë zonë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) e kanë dënuar ashpër vrasjen, ndërsa autoritetet kosovare kanë njoftuar se janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave policore afër Manastirit në Banjskë dhe të cilët i kanë ftuar që të dorëzohen te organet e sigurisë.

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit mëngjesin e hershëm të së dielës nga një grup i armatosur ende i paidentifikuar, ndërsa autoritetet kosovare u ka bërë thirrje terroristëve që të dorëzohen para organeve të rendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

10 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

13 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

15 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

15 orë ago