Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, u arrestuan në të njëjtën ditë e u shpallën fajtorë për të njëjtat akuza nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, por vetëm Gucati u lirua me kusht e ndërsa Haradinaj mbetet ende në paraburgim.
Lidhur me këtë, të mërkurën, u deklaruar kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Sipas saj, arsyeja pse Gucati u lirua me kusht nga burgimi e Haradinaj jo qëndron te fakti se ky i fundit ka pasur sjellje jo-disiplinore gjatë qëndrimit në burg në Hagë.
“Është e vërtetë që Gucati e Haradinaj u arrestuan në të njëjtën ditë e u dënuan për të njëjtat akuza, megjithatë ata janë individë dhe kanë sjellje e tyre”, pohoi fillimisht ajo.
“Në evidencat disiplinore Guncati nuk ka pasur asnjë sjellje jo-disiplinore ndërsa Haradinaj, po, tri sjellje jo-disiplinore”.
Megjithatë sipas Trendafilovës do të ketë edhe një raport për këtë çështje në të ardhmen.
Në tetor të këtij viti, Gjykata Speciale, liroi me kusht, Hysni Gucatin, me arsyetimin se ka reflektuar për veprimet e kryera gjatë burgimit dhe se sjellja e tij kishte ndryshuar me kalimin e kohës.