Këto ditë nëpër rrjete sociale dhe media është publikuar një fotografi ku shihen nxënësit e shkollës ShFMU “Motrat Qiriazi” dhe mësimdhënësi i kësaj shkolle, duke përshëndetur në mënyrë ushtarake, e cila ka shkaktuar reagim në opinion me pretendim për abuzim ndaj fëmijëve.
Kjo fotografi mori shumë kritika nga opinioni publik në vend.
Mirëpo deputetja e re e PDK-së Besa Ismaili, nuk mendon njejtë, përkundrazi, ajo ka përkrahur një veprim të tillë duke thënë se a nuk kanë të drejtë komuniteti turk në Kosovë ta shfaqin flamurin e tyre.
Ismaili përmes një postimi në Twitter ka shkruar
“Seriozisht, a do të thotë kjo që komunitetit turk në Kosovë, mësuesve dhe nxënësve, nuk u lejohet ta përdorin dhe ta shfaqin flamurin e tyre? Kam menduar që këtë të drejtë ua siguron Kushtetuta. A nuk është kështu kryetar i Komunës, Mytaher Haskuka?”, ka shkruar Ismaili në Twitter.
Ndryshe, nxënësit e shkollës janë fotografuar nga mësimdhënësi i tyre, deri sa përshëndetin në mënyrë ushtarake dhe mbajnë në duar flamurin turk. Kjo mënyrë e përshëndetjes është kthyer në simbolikë të mbështetjes të ndërhyrjes ushtarake të Turqisë ndaj kurdëve në Siri.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…