Deputeti më i ri i Ukrainës ka folur për situatën e vështirë që po kalon, pasi e dashura e tij “bukuroshja e Kievit”, siç njihet ajo u vra nga ushtria ruse.
Sviatoslav Yurash, 26 vjeç, i pikëlluar, thotë se Alexandra Kuvshynova, 25 vjeç, me të cilën kanë qenë së bashku për më shumë se 10 vjet, u vra teksa po ndihmonte gazetarët të dokumentonin pjesë nga lufta në Ukrainë, gjatë ditës së hënë.
Producentja ukrainase Alexandra dhe kameramani i Fox News, Pierre Zakrzeësk thuhet se u vranë nga bombardimet ruse në periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
“Ajo ishte plot jetë dhe ëndrra. I pëlqente të organizonte festivale muzikore dhe të shkruante poezi.”, tha ai. Sviatoslav e takoi Aleksandrën në një kamp të gjuhës angleze kur ajo ishte 14 vjeç dhe ai 15.