KRYESORE

Trump dërgon një tjetër luftanije pranë Iranit, rrezik lufte?

Në Lindjen e Mesme frynë sërish aromë lufte. Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se një tjetër “armatë” amerikane po lundronte drejt Iranit dhe shpresonte që Teherani të arrinte një marrëveshje me Uashingtonin.

“Në qershor, ne zhdukëm kapacitetin bërthamor të Iranit në Operacionin ‘Çekani i Mesnatës’. Njerëzit kanë pritur 22 vjet për ta bërë këtë. Dhe ne kishim të drejtë në fund. Ata ishin rreth një muaj larg nga të pasurit e një armë bërthamore. Ne duhej ta bënim. Dhe, meqë ra fjala, ka një armatë tjetër të bukur që lundron bukur drejt Iranit tani. Kështu që do ta shohim. Shpresoj që të bëjnë një marrëveshje. Duhet të kishin bërë një marrëveshje që në herën e parë”, tha Trump, përcjell A2.

Kjo lëvizjen vjen pasi më herët, një aeroplanmbajtëse amerikane dhe anije luftarake mbështetëse mbërritën në Lindjen e Mesme. Dy zyrtarë amerikanë thanë për Reuters se kjo zgjeron aftësitë e Presidentit Trump për të mbrojtur forcat amerikane, ose potencialisht për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit.

Anijet luftarake filluan të zhvendosen nga rajoni i Azi-Paqësorit në fillim të këtij muaji, ndërsa tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u përshkallëzuan pas një shtypjeje të protestave në të gjithë Iranin. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për përmbajtje maksimale nga të gjitha palët në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve në rajonin e Gjirit Persik.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të ndërhynte nëse Irani do të vazhdonte të vriste protestuesit, por demonstratat në të gjithë vendin janë qetësuar që atëherë. Ka raportime të ndryshme për numrin e viktimave gjatë trazirave: për qeverinë të vrarët janë 3100, ndërsa për mediat e opozitës dhe agjencitë për të drejtat e njeriut shifra varion nga mbi 6 mijë, deri në mbi 20 mijë të vrarë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago