Në shikim të parë, fotografia e fundit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ngjall menjëherë kujtime nga një tjetër epokë tensioni mes SHBA dhe Rusisë — Lufta e Ftohtë.
Pamjet e ngjashme sjellin ndër mend “Debatin e Kuzhinës” të vitit 1959, ku zëvendëspresidenti amerikan i asaj kohe, Richard Nixon, u përplas verbalisht me liderin sovjetik Nikita Hrushov, në një panair në Moskë.
Në foton ikonike, Nixon shihet teksa i drejton gishtin Hrushovit në një debat të nxehtë për fuqinë dhe përparimin teknologjik të dy vendeve.
Ndërkohë, në foton e re, Trump duket i përqendruar dhe me një shprehje të prerë në fytyrë, ndërsa i drejton gishtin presidentit rus, Putin.
Midis tyre qëndron një përkthyes, i tensionuar, ashtu si edhe në imazhin historik.
Megjithatë, ndryshe nga përplasja reale Nixon-Hrushov, situata mes Trump dhe Putin mbetet më e paqartë dhe e mbuluar nga retorika politike e sotme.
Por fotoja ka ngjallur menjëherë reagime dhe krahasime në rrjete sociale, duke rikthyer simbolikën e marrëdhënieve të ftohta SHBA-Rusi.
Por atmosfera në samitin e fundit në Alaska mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ishte krejt tjetër. Putini nuk erdhi për të kundërshtuar kapitalizmin, por për ta përkëdhelur Trump-in, duke e quajtur “udhëheqës vizionar” dhe duke pretenduar se fitorja e tij në zgjedhjet e 2020-s iu vodh përmes mashtrimit me votat postare.
Në fakt, ishte Trump ai që paralajmëroi për pasoja nëse nuk arrihej një armëpushim në Ukrainë, por kur Putini nuk pranoi kushtet, kërcënimet u tretën mes përshëndetjesh të ngrohta.
Historikisht, krahasimi më i afërt është takimi i John F. Kennedy me Hrushovin në Vjenë në vitin 1961 – një përballje ku Kennedy u pa i papërgatitur dhe doli i dobët. Edhe ai vetë e pranoi: “Gjëja më e keqe në jetën time… ai më sulmoi ashpër”.
Por ndryshimi themelor është i madh. Gjatë Luftës së Ftohtë, udhëheqësit sovjetikë dhe amerikanë u përballën me njëri-tjetrin përmes një ndarjeje të madhe ideologjike. Sot, të dy presidentët japin përshtypjen se qëndrojnë në të njëjtën anë,shkruan Telegraf.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…