KRYESORE

Trump e ka ndarë mendjen: Nuk mundemi pa Groenlandën, ja pse na duhet

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Groenlandës për të ruajtur “paqen botërore”. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur zëvendëspresidenti J.D. Vance ndodhet për një vizitë zyrtare në territorin që kontrollohet nga Danimarka, duke inspektuar bazën ushtarake amerikane Pituffik.

Gjatë një konference në Zyrën Ovale, Trump u shpreh se Groenlanda është një territor strategjik që SHBA nuk mund ta injorojë. “Ne kemi nevojë për Groenlandën. Nuk është çështje zgjedhjeje, është një domosdoshmëri për sigurinë ndërkombëtare,” tha ai. Sipas Trump, ndryshimet klimatike kanë lehtësuar qasjen në rrugët ujore të Arktikut, duke e bërë rajonin një pikë kyçe për mbrojtjen globale.

Trump argumentoi se Rusia dhe Kina po e shfrytëzojnë këtë hapësirë për interesat e tyre dhe se SHBA nuk mund të mbështetet tek Danimarka për të garantuar sigurinë e rajonit. “Nëse shikoni Groenlandën tani, do të shihni anije ruse dhe kineze kudo. Nuk do të presim që dikush tjetër ta zgjidhë këtë situatë,” shtoi ai.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe bashkëshortja e tij Usha po vizitojnë bazën ushtarake amerikane në Groenlandë, ku po shqyrtojnë rëndësinë strategjike të rajonit. Vance kritikoi ashpër Danimarkën, duke thënë se qeveria daneze nuk ka bërë sa duhet për të siguruar stabilitetin e territorit.

“Kjo duhet të ndodhë, sepse miqtë tanë në Danimarkë nuk e kanë bërë punën e tyre për të siguruar këtë zonë,” deklaroi Vance. Ai shtoi se Groenlanda ka një rol të rëndësishëm në sigurinë globale dhe se SHBA nuk mund të injorojë kërcënimin e Rusisë dhe Kinës.

Vizita e Vance është parë si një provokim nga Kopenhageni dhe Nuuk, kryeqyteti i ishullit, me liderët danezë dhe ata të Groenlandës që kanë kundërshtuar fuqishëm çdo përpjekje të SHBA për të marrë kontrollin e territorit. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen e cilësoi vizitën si “presion të papranueshëm” dhe theksoi se SHBA duhet të respektojë sovranitetin e Groenlandës.

Ndërkohë, planet për një vizitë më të gjerë të Ushës në Groenlandë u anuluan për shkak të refuzimit të banorëve lokalë për t’u takuar me të dhe paralajmërimeve për protesta.

Pavarësisht kundërshtimeve të Danimarkës, Trump ka bërë të qartë se SHBA nuk do të heqë dorë nga Groenlanda, duke e konsideruar atë jetike për “sigurinë e botës”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago