Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë me dije se SHBA do të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
“Do ta përdorim ndikimin tonë ndaj Rusisë nëse nuk arrijmë një marrëveshje. Do të shohim si do të zhvillohen gjërat, por kjo do të ketë pasoja shkatërruese për Rusinë. Askush nuk e ushtron ndikimin më mirë se unë,” u shpreh Trump.
Trump është përballur shpesh me kritika për mungesën e dënimit ndaj Vladimir Putinit, sidomos për nisjen e luftës në vitin 2022 dhe për aneksimin e Krimesë në vitin 2014.
Ai sërish e ka quajtur mbrëmë Zelenskyn, “shitësin më të madh të botës”.