POLITIKE

Trump sulmon ashpër Zelensky: “Një komedian dhe diktator që bëri një punë të tmerrshme”

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyyn një “diktator” në një postim të ashpër në rrjetin social Truth Social, duke e kritikuar ashpër lidershipin e presidentit e Ukrainës dhe mënyrën se si ai ka menaxhuar situatën e luftës me Rusinë.

Lideri amerikan deklaroi se Zelensky ka bërë një “punë të tmerrshme” dhe paralajmëroi se ai duhet të veprojë me shpejtësi për të shpëtuar vendin e tij, përndryshe Ukraina mund të mos ekzistojë më në formën e saj aktuale.

“Një diktator pa zgjedhje, Zelenskyy më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do të ketë më vend për të”, shtoi ai.

Trump gjithashtu kritikoi mënyrën se si Zelensky ka ndikuar në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se presidenti ukrainas e ka bindur Uashingtonin të shpenzojë 350 miliardë dollarë për një luftë që, sipas tij, “nuk mund të fitohej”.

Ai e përshkroi liderin ukrainas si një “komedian mesatarisht të suksesshëm”, duke minimizuar aftësitë e tij si udhëheqës dhe duke vënë në dyshim rolin e tij në skenën ndërkombëtare.

Këto komente të 78-vjeçarit pritet të shkaktojnë reagime të forta, si në Ukrainë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në qarqet ndërkombëtare, duke pasur parasysh mbështetjen e madhe që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.

Ndryshe, Trump disa herë ka deklaruar se Zelensky ka një nivel të ulët mbështetje në Ukrainë, duke sugjeruar mbrëmë se ai kishte vetëm 4 për qind.

Në të vërtetë, vlerësimi i presidentit ukrainas është rreth 50 për qind, gjegjësisht i ngjashëm me atë të Trumpit në SHBA.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

43 minuta ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

2 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

2 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

8 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

11 orë ago