Për shumë prej 170 milionë përdoruesve të TikTok në Amerikë, masa e Presidentit të SHBA Donald Trump për ta ‘shtyrë’ një ndalim ligjor të platformës së njohur të mediave sociale ishte shkak për festime.
Por në Kinë, ku është kompania mëmë e TikTok, pritja ka qenë më pak pozitive, kryesisht sepse Trump ka sugjeruar se mund t’i kërkojë kompanisë të heqë dorë nga 50% e aksioneve për ta shmangur mbylljen e saj.
E ardhmja e TikTok duhet “të vendoset nga kompanitë” në përputhje me ligjin kinez, tha Ministria e Jashtme e Kinës të hënën përpara inaugurimit të Trump.
SHBA duhet ta “dëgjojë me zell zërin e arsyes” dhe “të sigurojë një mjedis biznesi të hapur, të drejtë dhe jodiskriminues” për kompanitë nga të gjitha vendet, tha zëdhënësi Mao Ning kur u pyet për propozimin e sipërmarrjes së përbashkët.
Në mediat sociale kineze, ku fati i TikTok është shfaqur si një nga shumë përpjekjet e SHBA-së për ta penguar aftësitë teknike të Pekinit, sugjerimet e Trump u pritën me mospërfillje.
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…