Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, kaloi një pjesë të pasdites së tij të së dielës pas banakut, në një vend të ushqimit të shpejtë në Pensilvani, duke veshur një përparëse për t’u shërbyer klientëve në makinë.
Kur u pyet pse erdhi në zinxhirin e ushqimit të shpejtë, Trump tha: “Më pëlqejnë McDonalds. Më pëlqejnë punët. Më pëlqen të shoh punë të mira dhe mendoj se është e papërshtatshme kur dikush hedh poshtë pretendimet se ka punuar në McDonalds … Ajo (Harris) nuk ka punuar kurrë në McDonalds”.
Ndalesa e fushatës në shtetin kyç të fushëbetejës pak më shumë se dy javë para ditës së zgjedhjeve kishte për qëllim talljen e Harris, e cila ka përmendur më parë punën në një McDonald’s.
“Unë kam punuar tani për 15 minuta më shumë se Kamala … ajo kurrë nuk ka punuar këtu,” tha ish-presidenti Donald Trump përmes një dritareje të McDonald’s të dielën.
Fushata e Harris tha për NBC News se nënpresidentja punoi në një McDonald’s në Alameda, Kaliforni gjatë verës së vitit 1983 ndërsa ndoqi Universitetin Howard.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…