Historiani ruso-britanik Sergej Radchenko, profesor në Universitetin Johns Hopkinsdhe ekspert i Luftës së Ftohtë, vlerëson se pavarësisht përpjekjeve për ta përafruar planin 28-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump me qëndrimin e Kievit, situata nuk ka ndryshuar realisht.
Sipas tij, sot jemi pothuajse në të njëjtën pikë si 1 muaj më parë, kur Trump përpiqej të ndërmjetësonte një armëpushim duke ushtruar presion mbi të dyja palët.
Tonet mund të jenë më të buta, por realiteti mbetet i njëjtë…
Radchenko thotë se ka dy skenarë: nëse Ukraina tërhiqet nga Donbasi, kjo do të ishte një fitore e madhe për Putinin. Nëse kjo nuk ndodh, nuk pritet asnjë përparim i shpejtë. Sipas tij, Trump po e tepron me optimizmin, pasi nuk ka shenja që Rusia është gati të pranojë një plan të ri paqeje.
Putini, sipas Radchenkos, e ka dhënë përgjigjen e tij me bombardimet e fundit në Kiev. Mesazhi është i qartë: Rusia ka kapacitet të vazhdojë luftën. Qëllimi është të ushtrohet presion mbi Ukrainën që të pranojë kushtet ruse. Putini nuk pranon ndërmjetësime dhe nuk ka hequr dorë nga kërkesat maksimale, ndërsa Ukraina është detyruar të bëjë lëshime.
Gjithçka varet nga reagimi i Trump nëse Putini refuzon planin dhe vazhdon luftën.
Radchenko ngre dyshimin nëse Trump do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën apo do të tërhiqet, duke ia lënë barrën Evropës dhe Kievit. Ekziston edhe rreziku që presioni të shtohet mbi Zelenskyn për lëshime të tjera.
Sipas Radchenkos, jo. Edhe nëse SHBA-të dhe Ukraina bien dakord, Rusia do të paraqesë kërkesa të reja. Putini nuk është i gatshëm të bëjë as lëshime minimale.
Ai dëshiron fundin e luftës që të paraqitet si njeriu që solli paqen, pa u shqetësuar shumë për kushtet. Kjo e vendos Zelensky-n në një pozitë shumë të vështirë: Ukraina shtyhet drejt kompromisesh të mëdha, ndërsa Rusia nuk lëshon asgjë.
Zelensky ka nevojë për garanci sigurie për t’ia justifikuar popullit lëshimet territoriale. Por Radchenko paralajmëron se këto garanci pritet të jenë të paqarta dhe jo detyruese për SHBA-të. Trump nuk dëshiron të rrezikojë një përballje me një fuqi bërthamore si Rusia.
Sipas Radchenkos, evropianët janë anashkaluar dhe kjo është shumë problematike.
Ata duhet të ishin pjesë aktive e negociatave, pasi kanë rol kyç në sanksione dhe garanci sigurie. Megjithatë, deri tani, Evropa nuk ka ditur t’i përdorë siç duhet mjetet që ka në dorë.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…