BOTA

Trump: Maduro i ka ditët e numëruara

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë dhe të qartë lidhur me presidentin venezuelas, Nicolas Maduro.

“Ai i ka ditët e numëruara”, tha Trump gjatë një interviste me median Politico, teksa u pyet për homologun venezuelas, me të cilin ka pasur shkëmbime të nxehta në javët e fundit.

Nga sa është raportuar më herët ndërkaq, një përpjekje e rrallë diplomatike për të bindur presidentin venezuelas Nicolás Maduro të japë dorëheqjen ka dështuar brenda vetëm 15 minutash, pasi disa nga kërkesat e tij u cilësuan “të papranueshme” nga administrata e Donald Trump.

Sipas The Telegraph, gjatë një telefonate të shkurtër dhe tensionuar, Maduro pati disa kërkesa, të cilat ishin të pamundura për t’u përmbushur nga administrata amerikane. Prej tyre:

  • 200 milionë dollarë para largimit,
  • amnisti të garantuar për deri në 100 zyrtarë të lartë të regjimit,
  • mërgim në një vend “miqësor” brenda hemisferës perëndimore.

Kjo e fundit u bë pika më e nxehtë e debatit. Trump sugjeroi që Maduro të shkonte në Rusi ose Kinë, ndërsa presidenti venezuelas refuzoi me vendosmëri, duke këmbëngulur se donte të qëndronte më afër Venezuelës. Negociatat nisën të shpërbëheshin pikërisht aty.

Dëshmitarë të negociatave i kanë përshkruar kërkesat e Maduros si “çmim shpëtimi” për të siguruar mbrojtje të plotë për rrethin e tij të ngushtë – një linjë e kuqe që Washingtoni nuk ishte i gatshëm ta kalonte.

Pas dështimit të bisedës, Katar u shfaq si opsion kompromisi për strehimin e tij të mundshëm, për shkak të marrëdhënieve të mira si me SHBA-të, ashtu edhe me regjimin venezuelas.

Në sfond qëndron presioni i vazhdueshëm ndërkombëtar për një tranzicion politik në Venezuelë, ndërsa bisedimet e dështuara tregojnë se Maduro është ende i gatshëm të negociojë, por vetëm duke vendosur kushte të forta që Perëndimi nuk i pranon.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago