POLITIKE

Trump mbi planin e tij për Gazën: Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të tij për të marrë “nën pronësi” amerikane territorin e shkatërruar nga lufta. Komentet e tij bien ndesh me ato të zyrtarëve të administratës së tij të cilët u përpoqën të argumentojnë se zoti Trump po bënte thirrje vetëm për një zhvendosje të përkohshme të popullatës së këtij territori.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka qarkulluar idenë që popullsia e Gazës të rivendoset në shtete tjera dhe Shtetet e Bashkuara ta marrin Gazën nën kontroll për ta rindërtuar. Këtë plan e mbrojti gjatë fundjavës, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Trump, Mike Waltz.

“Nuk mund ta shndërrosh Gazën në Parisin e Mesdheut siç ishte Bejruti në vitet ’70 për t’u siguruar këtyre banorëve një jetë më të mirë kur ke 1.8 milionë njerëz të cilët jetojnë në skamje absolute dhe mbi grumbuj rrënojash. Të gjithë ata që nuk e pëlqejnë propozimin e tij, përshirë mediat, ejani tek ne po patët një plan më të mirë”, deklaroi zoti Waltz në një intervistë për emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC.

Plani i Presidentit Trump ka gjetur mbështetje në Izrael, por bota arabe dhe udhëheqësit palestinezë e kundërshtojnë atë tërësisht.

“Na duhet ta rindërtojmë Rripin e Gazës. Rripi i Gazës është një pjesë përbërëse shumë e vlefshme e shtetit të Palestinës. Është pjesë e vendlindjes tonë dhe ne nuk kemi vendlindje tjetër përveç shtetit të Palestinës”, deklaroi ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour.

Ministri i jashtëm i Egjiptit Badr Abdelatty tha se ekziston një “konsensus arab” për të kundërshtuar transferimin e palestinezëve.

Ai theksoi “rëndësinë e gjetjes së një hapësire politike për kauzën palestineze, që do të çonte në themelimin e shtetit të pavarur palestinez dhe që palestinezët të gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes”, sipas një deklarate.

Një zyrtar i lartë i Hamasit kritikoi komentet e Presidentit Trump, duke i quajtuar ato “absurde”.

Anëtari i zyrës politike të Hamasit, Izzat al-Rishq, tha se komentet e zotit Trump “reflektojnë një injorancë të thellë për Palestinën dhe rajonin”.

Ndërkohë, një zëdhënës i Hamasit tha të hënën se do të shtyjë lirimin e pengjeve të radhës pasi akuzoi Izraelin se kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Izraeli dhe Hamasi janë në proces të zbatimit të armëpushimin gjashtë javor, gjatë të cilit Hamasi po liron dhjetëra pengje të rrëmbyera me 7 tetor, të vitit 2023 në këmbim për 2,000 të burgosur palestinezë.

Që kur filloi armëpushimi muajin e kaluar, palët kanë bërë pesë shkëmbime, gjatë të cilave u liruan 21 pengje dhe mbi 730 të burgosur. Këmbimi i radhës është caktuar të shtunën, kur pritet lirimi i tre pengjeve izraelite në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë.

Zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida, akuzoi Izraelin të hënën se ka shkelur sistematikisht marrëveshjen e armëpushimit gjatë tre javëve të fundit dhe tha se lirimi i planifikuar për të shtunën do të vonohet./VOA


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

44 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago