Trump: Mosmarrja e gjithë Ukrainës nga Rusia, k

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se Rusia ka bërë një lëshim, duke u ofruar të mos “marrë të gjithë vendin”, referuar bisedimeve për armëpushim më Ukrainën.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetari se çfarë po ofronte Rusia në bisedimet e paqes, Trump u përgjigj: “Ndalimin e luftës”.

“Ndalimi i luftës, ndalimi i marrjes së të gjithë vendit, është një koncesion mjaft i madh”, u përgjigj Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Store.

Presidenti rus Vladimir Putin u denoncua gjerësisht nga vendet e tjera për pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka tërhequr ashpër edhe njohjen formale të kontrollit rus mbi rajonin e Krimesë.