BREAKING NEWS

Trump në prag të një lufte të madhe me Iranin, mobilizohet ushtria amerikane në rajon

Trump afër një konflikti të madh me Iranin, ndërkohë që bisedimet bërthamore vazhdojnë.

Administrata e Presidentit Donald Trump po afrohet drejt një konflikti ushtarak të madh me Iranin, ndërsa bisedimet bërthamore për programin iranian nuk tregojnë shenja se mund të arrijnë një marrëveshje. Lajmi vjen nga burime të Axios që raportojnë për mobilizim masiv të forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

Këshilltarët e Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, takuan ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, për tre orë në Gjenevë. Të dyja palët thanë se bisedimet “bënë progres”, por dallimet mbeten të mëdha dhe nuk ka optimizëm për një zgjidhje të shpejtë.

Zv/Presidenti Vance tha se ndërkohë që Trump dëshiron një marrëveshje, ai mund të vendosë se diplomacia ka arritur fundin e saj natyror.  Trump ka forcuar ndjeshëm prezencën amerikane në rajon, duke përfshirë:

Dy aeroplanmbajtëse, Dhjetëra anije lufte, Qindra avionë luftarakë (F-35, F-22, F-16), Sisteme të shumta mbrojtjeje ajrore.

Mbi 150 fluturime transporti kanë dërguar armë dhe pajisje në Lindjen e Mesme në javët e fundit, dhe forcimi i prezencës vazhdon.

Burimet e Axios thonë se një konflikt mund të fillojë brenda javëve të ardhshme. Qeveria izraelite po përgatitet për një skenar maksimal që përfshin ndryshim regjimi dhe goditje ndaj programeve bërthamore dhe raketore të Iranit.

Ndërkohë, paralajmërohet se një veprim i drejtpërdrejtë nuk është një bluff, dhe çdo gjë mund të ndodhë nëse negociatat dështon.  Edhe pse bisedimet vazhdojnë, shumë ekspertë paralajmërojnë se një luftë është gjithnjë e më afër. Një operacion i mundshëm ushtarak mund të zgjasë javë dhe të ketë ndikim dramatik në rajon, duke përfshirë efektet për presidencën e Trump për tre vitet e mbetura.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago