KRYESORE

Trump: Nëse Hamasi vazhdon të vrasë banorë të Gazës, s’do të kemi zgjedhje pos të hyjmë e t’i vrasim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të enjten kërcënoi me veprime kundër Hamasit për shkak të ekzekutimeve publike që janë kryer nga grupi pas tërheqjes së forcave izraelite nga disa pjesë të Rripit të Gazës si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Uashingtoni.

“Nëse Hamasi vazhdon të vrasë njerëz në Gaza, gjë që s’ishte marrëveshje, ne nuk do të kemi zgjedhje tjetër pos të hyjmë e t’i vrasim ata [pjesëtarët e Hamasit]” – paralajmëroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në një shkrim të publikuar në rrjetin “Truth Social”.

Ky shkrim dukej sikur paraqiti ndryshim të qëndrimit fillestar të presidentit amerikan dy ditë më parë rreth ekzekutimeve jashtëgjyqësore nga Hamasi të palestinezëve nga grupet rivale dhe atyre që i ka akuzuar për bashkëpunim me Izraelin, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Postimi gjithashtu erdhi pasi një grup militant i përkrahur nga Izraeli në jug të Gazës i bëri apel komunitetit ndërkombëtar përmes një videoje, duke kërkuar nga Trumpi që t’i mbronte banorët e Rripit të Gazës nga Hamasi.

Të martën, presidenti amerikan tha se i kishte dhënë Hamasit “miratim për një periudhë kohore” që t’i kryente vrasjet, duke pretenduar se grupi ishte duke vënë në shënjestër “disa banda shumë të këqija”, transmeton gazeta “Nacionale”.

Të mërkurën, megjithatë, komandanti i forcave amerikane në Lindjen e Mesme i bëri thirrje Hamasit që menjëherë t’i ndërpresë sulmet ndaj “civilëve të pafajshëm palestinezë” dhe të fillojë “të çarmatoset pa vonesë”.

Disa orë më vonë, Trumpi i tha televizionit CNN se ishte duke bërë “më shumë hulumtim për këtë… Mund të jenë banda ‘plus’” – tha ai.

Përderisa presidenti amerikan e përdori përemrin e numrit shumës “ne”, kur foli për atë se kush do ta zbatonte në praktikë kërcënimin kundër Hamasit, ai në të kaluarën ka sqaruar se po i referohej Izraelit në lidhje me një hakmarrje të tillë dhe se trupat amerikane nuk do të ishin të nevojshme në Gaza, qëndrim që e përsëriti edhe të enjten.

“Dikush do të futet” në Gaza, tha ai duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, “por nuk do të jemi ne”.

“Ne nuk do të duhet të futemi. Ka njerëz afër që do të futen, ata do ta bëjnë marifetin shumë lehtë, por nën patronazhin tonë” – shtoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago