KRYESORE

Trump nuk përjashton dërgimin e trupave në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave tokësorë kundër Iranit, në një intervistë për New York Post.

“Nuk do të ketë trupa në terren. E them këtë sepse me shumë mundësi nuk do të jetë e nevojshme, sepse po të ishte…”

Ndërsa në ceremoninë e dhënies së medaljeve të nderit për veprat heroike të ushtarëve amerikanë pjesëmarrës në luftërat e dekadave të fundit, shefi i Shtëpisë së Bardhë argumentoi se:

“Ne kishim parashikuar që për katër javë t’i jepnim fund kastës ushtarake iraniane, por kjo u bë brenda një ore. Kemi kapacitetet për të vazhduar luftën, sa të jetë e nevojshme”.

Për sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, kjo luftë nuk është e pafundme, pasi ka objektiva të qarta, për të cilat shprehu bindjen se do të arrihen.

“Kjo nuk është luftë për të ndryshuar regjimin, edhe pse regjimi ndryshoi me siguri dhe kjo është më mirë për botën. Misioni është të shkatërrohen raketat sulmuese iraniane, prodhimi i tyre dhe që ata kurrë të mos kenë armë bërthamore”.

Kryeministri britanik Keir Starmer sqaroi në parlament se lejimi i përdorimit të bazave britanike në rajon nga amerikanët dhe izraelitët nuk ishte përfshirje në luftë e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne besojmë se më e mira për rajonin dhe botën është zgjidhja me negociata”.

Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi zgjerimin e arsenalit bërthamor përballë kërcënimeve ndaj sigurisë globale:

“Kam urdhëruar shtimin e numrit të kokave bërthamore në arsenalin tonë. Për t’i dhënë fund çdo spekulimi, ne nuk do të japim më shifra mbi arsenalin tonë bërthamor, ndryshe nga çfarë mund të ketë ndodhur në të kaluarën”.

Macron njoftoi se vendi i tij do të nisë stërvitje bërthamore, ku do të marrin pjesë edhe vende partnere europiane që nuk kanë armë të tilla, si Gjermania, Polonia, Holanda etj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago