KRYESORE

Trump nuk përjashton pushtimin e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë nga ushtria amerikane

Donald Trump dy javë para se të betohet si presidenti i 47-të i SHBA-së, shprehu edhe një herë një qëndrim publik në lidhje me ligji Biden me të cilin presidenti në largim tenton të vendosë “frenim” për minierat e reja, çështjen e Groenlandës , por edhe luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Në temën “e nxehtë” të ditëve të fundit, atë të Groenlandës, republikani tha se Danimarka duhet t’ia dorëzojë SHBA-ve për të mbrojtur “botën e lirë” nga kërcënimet e anijeve ruse dhe kineze, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë për të përdorur ushtrinë për të fituar kontrollin e këtij territori dhe jo vetëm, pasi Trump synon edhe Kanalin e Panamasë.

I pyetur nëse e përjashton përdorimin e “shtrëngimit ushtarak apo ekonomik” për të arritur qëllimin e tij për marrjen e këtyre tokave, presidenti i zgjedhur tha “JO”.

“Jo, nuk mund t’ju siguroj për asnjërën nga këto të dyja, por mund të them këtë: ne kemi nevojë për to për sigurinë tonë financiare”, tha ai.

Për çështjen e minierave, Trump e bëri të qartë të martën se ligji i Bidenit do të anulohet me urdhër ekzekutiv që në orët e para që ai të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Në çështjet e politikës së jashtme, Donald Trump u mjaftua duke deklaruar se SHBA do të vendosë tarifa ndaj Kanadasë dhe Meksikës, qëndrim të cilin e ka përsëritur shumë herë në të kaluarën e afërt, ndërkohë që nuk hezitoi të deklaronte se do të propozonte riemërimin e Gjirit të Meksikës si Gjiri i Amerikës.

Duke iu referuar çështjes që ka lindur me Kanalin e Panamasë, ai vuri në dukje se është një çështje që do ta shqyrtojë me ekipin e tij.

Republikani u ndal te lufta në Ukrainë, duke e akuzuar Biden për një “fiasko”. Presidenti i zgjedhur tha se lufta e Rusisë në Ukrainë tani është shumë më e ndërlikuar dhe mund të përshkallëzohet më tej.

“Kjo luftë mund të përshkallëzohet dhe të bëhet shumë më e keqe se sa është tani”, tha ai, duke shtuar se “është një fiasko e Bidenit që nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të kishim një president të vërtetë”.

Për zhvillimet në Lindjen e Mesme, ai paralajmëroi se nëse pengjet që mbahen ende në Gaza nuk lirohen më 20 janar, “ferri do të shpërthejë” në rajon.

“Nuk do të jetë mirë për Hamasin dhe nuk do të jetë mirë, sinqerisht, për askënd. Do të bëhet ferr. Nuk kam nevojë të them më shumë, por kaq”, tha Trump, duke shtuar se sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit “nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”.

Trump foli gjithashtu shumë mirë për Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe rolin që ai luajti në rrëzimin e Asadit në Siri.

“Turqia është shumë e zgjuar. Presidenti Erdogan është një njeri shumë inteligjent dhe shumë i fuqishëm. Mund të them që Assad është një vrasës me atë që u bëri fëmijëve”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago