BOTA

Trump pajtohet dhe sulmon drejtuesit, Elon Musk “mbyll” USAID-in edhe ambasada në Shqipëri fshin gjithçka

Amerika po mbyll Agjencinë e saj për Zhvillimin Ndërkombëtar, apo USAID, siç njihet ndryshe. Kjo erdhi pas një sulmi verbal nga Elon Musk, që është angazhuar nga presidenti Donald Trump në drejtim të Departamentit për Efiçencë Qeveritare. Miliarderi e krahason USAID-in me një mollë jo vetëm të kalbur, por edhe që nuk mund të shërohet më dhe thekson se kreu i Shtëpisë së Bardhë është pajtuar për mbylljen e agjencisë.

“Ajo çfarë kemi këtu nuk është një mollë me një krimb në të, por në fakt kemi një top me krimba. Nëse ke një mollë të prishur kërkon që ta nxjerrësh krimbin jashtë, por nëse ajo është plot me krima, atëherë nuk mund të shpëtohet. USAID është një top me krimba. Nuk ka fare mollë aty. Dhe kur nuk ka asgjë për të kafshuar atëherë duhet hequr qafe e gjitha. USAID është një organizatë kriminale”, tha Elon Musk, Drejtues i Departamentit për Efiçencë Qeveritare, shkruan A2 CNN.

Megjithatë presidenti ende nuk e ka vulosur mbylljen përfundimtare, por sulmoi drejtuesit duke thënë se janë nga e majta radikale.

“Është udhëhequr nga një tufë lunatikësh radikalë dhe ne po i heqim ata. USAID është drejtuar nga lunatikët radikalë dhe ne po i heqim ata nga puna. Më pas do të marrim një vendim”, tha Trump.

E teksa vendimi nuk është marrë, punonjësve të selisë qendrore të USAID-it në Uashington u është dërguar një email në orët e para të së hënës duke u kërkuar që të mos paraqiten në zyrë. Kështu raporton CNN duke saktësuar se shumicës i është kërkuar angazhim nga shtëpia dhe aty të domosdoshëm nga zyra.

Sinjalet për mbylljen e mundshme të agjencisë humanitare amerikane nisën të shfaqeshin që prej javës së kaluar, me heqjen e shumë publikimeve për punën e USAID-it përreth botës. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në uebsajtin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, ku tashmë është fshirë e gjithë përmbajtja lidhur me USAID-in.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend…

2 orë ago

Djokovic me mbresa nga Shqipëri-Serbi: “Bravo ekipeve për sjelljen”

Ndeshja e mbrëmshme midis ekipeve kombëtare të futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë përfundoi pa gola…

3 orë ago

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i…

4 orë ago

Polici kapet duke marrë ryshfet nga kosovarët gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë…

6 orë ago

Ukrainasit sulmojnë Moskën me dronë, zjarr i madh në metropolin rus, aeroportet janë të mbyllura, fabrika është në flakë.

Një sulm vetëvrasës me dron ukrainas që synonte Moskën ka detyruar mbylljen e dy aeroporteve…

7 orë ago

Elon Musk sfidon Trump, themelon ”The America Party”

NASA dhe Pentagoni po lëvizin me shpejtësi për të gjetur një alternativë ndaj SpaceX të…

8 orë ago