Trump paralajmëron Iranin, për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Bagdad

Protestuesit shiitë u futën me forcë në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, duke protestuar kundër sulmeve të Washingtonit mbi batalionet e armatosura të forcave të Hashd al-Shaabi të mbështetura nga Irani.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Irani orkestron sulmin ndaj ambasadës amerikane në Irak dhe se “do të japin përgjegjësi të plotë”.

Sot, protestuesit irakianë u futën me forcë në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, duke protestuar kundër sulmeve të Washingtonit mbi batalionet e armatosura të forcave të Hashd al-Shaabi të mbështetura nga Irani.