BOTA

Trump po mendon t’i bashkohet luftës, Këshilli i Sigurimit të OKB mblidhet të premten, pse nuk negocioi Irani?

Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë mundësinë e përfshirjes ushtarake në luftën mes Izraelit dhe Iranit, duke iu bashkuar sulmeve ndaj këtij të fundit. Presidenti amerikan kërcënoi hapur Ajatollahun Ali Khamenei se mund ta vrasë në çdo moment, ndërsa lideri suprem u kundërpërgjigj se beteja fillon tani, raporton A2 CNN.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një tjetër takim urgjent mbi Iranin të premten në Nju Jork. Takimi vjen me kërkesë të Iranit, të mbështetur nga Kina, Pakistani dhe Rusia. Ky do të jetë takimi i dytë, pas një takimi të parë urgjent të premten e kaluar.

Gjatë komenteve të tij sot, Trump tha se Irani duhet të kishte bërë më shumë për të negociuar një marrëveshje me SHBA-në mbi programin e tij bërthamor. “Ata duhet të kishin bërë një marrëveshje”, tha Trump. “Në fund vendosën të mos e bënin”. Më herët sot ai u tha gazetarëve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë: “Pse nuk negocioi Irani me mua më parë, gjithë këto vdekje dhe shkatërrime? Pse nuk negocioi Irani?”.

Irani ishte paraqitur në takimet negociuese rreth programit të tij bërthamor para sulmeve të Izraelit të premten, dhe bisedime të mëtejshme midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ishin planifikuar për të dielën, shkruan A2 CNN. Teherani u tërhoq nga bisedimet pasi filloi sulmi dhe ka refuzuar të riangazhohet ndërsa sulmet vazhdojnë.

Ndërkohë Universiteti i Tel Avivit dhe Universiteti Hebraik kanë kryer një sondazh për të parë se si ndihen izraelitët për këtë luftë. 83% e hebrenjve izraelitë mbështesin sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Në zonat ku mbështetja për qeverinë është e lartë, ata që duan luftën e lidhin këtë me ndalimin e Iranit për të zhvilluar armë bërthamore. Të tjerë ishin kundër luftës. Një përqindje e të intervistuarve përmendin shqetësimet se po tërhiqet vëmendja globale larg njerëzve që vuajnë në Gaza dhe kërkojnë që kombet e tjera të ndalojnë armatosjen e Izraelit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago