Donald Trump sulmoi ashpër presidentin e Kolumbisë. “Gustavo Petro është një lider i narkotrafikut të paligjshëm, i cili inkurajon fuqishëm prodhimin e drogës në plantacione të mëdha e të vogla në të gjithë Kolumbinë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në një postim në rrjetet sociale.
Trump shkruan se ky është kthyer në biznesin më të madh në Kolumbi dhe Petro nuk bën asgjë për ta ndaluar, pavarësisht pagesave dhe subvencioneve që vijnë nga SHBA.
Kjo sipas presidentit të SHBA, përbën një mashtrim afatgjatë ndaj shteteve të bashkuara. “Që sot këto pagesa apo subvencione do të ndërpriten”, paralajmëroi Trump.
E menjëhershme, replika e presidentit kolumbian. “Ajo që po ndodh në Karaibe, me sulmet e shteteve të bashkuara ndaj anijeve të pretenduara me lëndë narkotike, lidhet me faktin se Uashingtoni do naftën e Venezuelës dhe Guajanës.”, ishin fjalët e Petros.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…