Presidenti amerikan Donald Trump i ka vendosur një afat Rusisë dhe Ukrainës për të arritur një marrëveshje paqeje brenda muajit qershor. Lajmi u konfirmua nga presidenti Volodymyr Zelenski, i cili njoftoi se SHBA ka ftuar zyrtarisht të dyja palët për një raund të ri bisedimesh javën e ardhshme, që pritet të mbahen në Miami.
Zelenski u shpreh se ky propozim vjen pas raundit të dytë të bisedimeve në Abu Dhabi, ku megjithëse u ra dakord për shkëmbimin e robërve, çështjet territoriale mbeten “të vështira”. Kievi ndodhet nën presion të lartë nga administrata Trump për të mbyllur konfliktin përpara verës, me qëllim që faktorët e brendshëm politikë në SHBA, siç janë zgjedhjet e mesit të mandatit presidencial, të mos ndikojnë më tej në ecurinë e luftës.
Ndërsa diplomacia intensifikohet, Moska ka vijuar sulmet masive mbi rrjetin energjetik ukrainas në orët e para të kësaj të shtune, duke lënë miliona njerëz në rrethana çnjerëzore në mes të dimrit. Zelenski theksoi se Kievi do të marrë pjesë në takimin e Miamit, por insistoi se paqja duhet të jetë e drejtë dhe të mos lejojë Rusinë të përdorë “të ftohtin” si mjet shantazhi për lëshime territoriale.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…