KRYESORE

Trump urdhëron: “Filloni testimin e armëve bërthamore”

Përpara takimit të tij me Presidentin Kinez Xi Jinping, Presidenti i SHBA-së Donald Trump urdhëroi Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara që të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore në një “pozitë të barabartë” me fuqitë e tjera bërthamore.

“Për shkak të programeve të testimit të vendeve të tjera, unë kam urdhëruar Departamentin e Luftës të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në një pozicion të barabartë. Ky proces do të fillojë menjëherë”,tha Trump në Truth Social, përpara takimit të tij me Xi në Korenë e Jugut, duke shtuar: “Rusia është e dyta, dhe Kina e treta e largët, por ato do të jenë të barabarta brenda pesë viteve.”

Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën, më 29 tetor, se Rusia ka testuar me sukses supertorpedon bërthamore Poseidon, të cilën analistët ushtarakë thonë se është e aftë të shkatërrojë zonat bregdetare duke shkaktuar valë të mëdha radioaktive në oqean.

Ndërsa Trump ka ashpërsuar si retorikën ashtu edhe qëndrimin e tij ndaj Rusisë, Putin ka treguar publikisht muskujt e tij bërthamorë duke testuar një raketë të re lundrimi Burevestnik më 21 tetor dhe duke kryer ushtrime për lëshimin e armëve bërthamore më 22 tetor.

Shtetet e Bashkuara testuan për herë të fundit armë bërthamore në vitin 1992.

Testet ofrojnë prova për atë që mund të bëjë çdo armë e re bërthamore, si dhe funksionalitetin e armëve të vjetra. Përveç ofrimit të të dhënave teknike, një provë e tillë do të shihej në Rusi dhe Kinë si një pohim i qëllimshëm i fuqisë strategjike amerikane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago